“Peshq s’ka më, ka ngelur vetëm peshkaqeni!”, Indrit Sefa për çështjen “Balluku”: Rama po tenton t’i japë imunitet vetes me kërkesën për ndryshimin ligjor!

Indrit Sefa, sekretar i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, ka deklaruar se për çështjen që lidhet me deputeten Belinda Balluku tashmë ekziston një vendim dhe se, sipas tij, nuk ka më asnjë kauzë ligjore për debat.

Sefa u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk mund ta dërgojë më çështjen e Ballukut në Gjykatën Kushtetuese dhe se kjo mund të bëhet vetëm individualisht nga vetë deputetja. “Ka një vendimmarrje unifikuese në këtë pikë. Teoritë se nuk ka vendim janë të pavërteta”, deklaroi ai.

Sipas Sefës, presioni publik rreth kësaj çështjeje u ngrit në mënyrë artificiale nga faktorë të jashtëm, duke e kthyer atë në temën më të diskutuar politike. Ai shtoi se Rama gaboi që iu drejtua Gjykatës Kushtetuese dhe se tentativa për ndryshime ligjore pas masave të dhëna nga SPAK dhe GJKKO tregon, sipas tij, se këto institucione kanë pasur të drejtë. Përfaqësuesi i PD-së akuzoi kryeministrin se synon të rikthejë dispozita ligjore të hequra në vitin 2012 për të siguruar më shumë mbrojtje për veten, ministrat dhe presidentin, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për t’i dhënë vetes imunitet. “Kjo është një goditje ndaj integrimit europian”, u shpreh Sefa.

Ai theksoi se Rama ka dalë hapur kundër institucioneve të reja të drejtësisë dhe se, sipas tij, nuk mund të fshihet pas kryetarit të Grupit Parlamentar, Niko Peleshi, të cilin e akuzoi për moszbatim të Rregullores së Kuvendit. Sefa kërkoi mbledhjen e seancës plenare, duke theksuar se Rama mund të votojë kundër, pasi i ka votat, por jo të shmangë përgjegjësinë përmes procedurave.

Sipas tij, nëse Këshilli i Mandateve nuk mblidhet brenda tre muajve, kërkesa konsiderohet e rënë, por hetimet e SPAK do të vijojnë. Kjo, sipas Sefës, do të thotë se Balluku nuk do të hetohet me masa sigurie si “arrest me burg” apo “arrest shtëpie”, por do të kemi një zv.kryeministre të pezulluar me bllokim pasaporte. Në përfundim, Sefa iu referua deklaratave të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu për reformën në drejtësi, duke u shprehur se “peshqit e mëdhenj” ende nuk janë kapur dhe duke e cilësuar kryeministrin Rama si “peshkaqenin e vetëm të mbetur”.

Sefa: Vendim ka, nuk ka më kazuz për çështjen Balluku. Ai duhet të presë një zv.kryeministër tjetër që ta çojë në Kushtuese, se Ballukun se çon dot me. Balluku mund të shkojë individualisht në Kushtetuese. Rama u rrëzua. Këto teoritë që; nuk ka një vendim, është i pavërtetë. Kemi një vendimmarrje unifikuese në këtë pikë. Diskutimi është presioni publik dhe ai u ngrit në mënyrë artificiale nga shumë faktorë të jashtëm që e mbajtën si temën më të diskutuar politike. Shumë mirë që e mbajtën, pasi mund të kishim një vendimmarrje të ndryshme. Rama ia futi kot që shkoi në Gjykatën Kushtetuese. Fakti që ai kërkon që të bëjë ndryshime ligjore, kur SPAK dhe GJKKO dhanë masën për Ballukun, i bie që kanë pasur të drejtë. Rama kërkon me këto ndryshime që të ketë më shumë mbrojtje, duke ndryshuar një nen që iu hoq në 2012. A kërkon dhe të vendosë veç vetes në këtë mbrojtje, ministra dhe presidentë. Ai do që t’i japë vetës imunitet. Besoj se do të ketë ngut për këtë çështje. Është goditja që Rama i bën integrimit. Sot Rama i ka dalë haptazi kundër këtyre institucioneve të reja të drejtësisë. Doli ajo çka është në realitet, kundërshtari i reformës në drejtësi. Ai nuk mund të fshihet më pas Peleshit, që po kryen vepër penale çdo ditë që nuk po zbaton rregulloren e Kuvendit. Ai duhet ta mbledhë seancën dhe më pas Rama ta votojë kundër, se votat i ka. Por jo të fshihet pas procedurës së Niko Peleshit. Nëse Këshilli nuk mblidhet në këto 3 muaj, kërkesa quhet e rënë, rrëzohet, por SPAK vijon hetimet. Tregon se nuk do të jetë e hetuar në masë sigurimi ‘arrest me burg’ apo ‘arrest shtëpie’, por kemi një zv.kryeministre të pezulluar dhe me bllokim pasaporte. E mbani mend se çfarë thoshte Donald Lu; reforma në drejtësi do të kapë peshqit e mëdhenj. Në këtë liqenin tonë nuk kanë ngelur më peshq, por është vetëm një peshkaqen, Rama. Në këtë vend nuk mundet që një organ drejtësie të marrë kryeministrin e vendit dhe ta arrestojë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×