
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar për përplasjen mes policisë dhe qytetarëve që po protestonin për pronat e tyre që preken nga projekti TID. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji e konsideron brutalitetin dhe dhunën policore si shenja paniku të një regjimi të degraduar, duke theksuar se një qeveri normale dialogon dhe zgjidh problemet, jo dhunon qytetarët.
Ish-deputeti bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të Artion Bajramaj, Orest Berberi, Isuf Idrizi dhe Elton Doka, të cilët u ndaluan gjatë protestës. Më tej në reagimin e tij, Salianji e cilëson sulmi ndaj qytetarëve që kërkojnë të drejtën e tyre themelore për pronë, si pika fundore e një regjimi të kapur nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin.
REAGIMI
Brutaliteti dhe dhuna policore janë shenja paniku, jo force.
Janë reagimi i fundit i një regjimi të degraduar që ka humbur legjitimitetin.
Një qeveri normale dëgjon qytetarët.Një qeveri demokratike dialogon.
Një qeveri e përgjegjshme zgjidh problemet.
Vetëm një pushtet i kapur nga korrupsioni zgjedh të dhunojë.
Sot qytetarët në Durrës nuk po kërkojnë privilegje.
Po kërkojnë të drejtën themelore: pronën e tyre.
Por çfarë bën qeveria dhe bashkia?
I grabit me çmime qesharake.
I shpronëson me presion.
I kërcënon me polici.
Kjo nuk është qeverisje.
Kjo është zhvatje me uniformë.
Shqipëria nuk ka nevojë për polici kundër qytetarëve të saj.
Ka nevojë për shtet në shërbim të tyre.
Sepse kur pushteti fillon të marrë pronën, dinjitetin dhe lirinë, nuk është më demokraci, është regjim dhe çdo regjim që dhunon qytetarët e vet, e ka rënien vetëm çështje kohe.
Policia duhet te liroje menjehere Artion Bajramaj, Orest Berberi, Isuf Idrizi dhe Elton Doka qe i mori forcersisht duke dhunuar te drejten e tyre per te protestuar!
and then