“Të gjithë në shesh në orën 17:00”! Bardhi ndan mesazhin e Berishës, thirrje qytetarëve: Sot revoltë, jemi në kilometrin e fundit!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke ndarë mesazhin e kryedemokratit Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen masivisht në shesh në orën 17:00, duke theksuar se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të realizimit të qëllimeve të saj dhe se ka ardhur koha për revoltë.

Bardhi shprehet se kjo është një ditë vendimtare dhe u bën apel qytetarëve të bashkohen për të treguar vendosmërinë dhe zërin e tyre kundër kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku.

Postimi
JEMI NË KILOMETRIN E FUNDIT!
Të gjithë në shesh ora 17:00 NË REVOLTË!!

Screenshot 210
Screenshot 210



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×