
Ish-presidenti Ilir Meta ka dënuar ndërhyrjet që po përpiqen të bëhen për Reformën në Drejtësi. Në një reagim në Facebook, Meta thekson se po përpiqen që të bëjnë ligje me porosi edhe mbi vetë Reformën në Drejtësi.
Reagimi i plotë:
𝐓𝐚𝐧𝐢, 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝐑𝐞𝐟𝐨𝐫𝐦𝐞̈𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢
Kemi qenë dëshmitarë të ligjeve me porosi, të miratuara në shkelje të Kushtetutës, për të favorizuar biznesmenë të caktuar të lidhur ngushtë me Edi Ramën.
Jo vetëm, që i kemi denoncuar publikisht këto akte, por i kemi kallëzuar edhe në SPAK.
Por tani dëgjojmë se do të ketë ligje me porosi edhe mbi vetë Reformën në Drejtësi, ku “meraku” kryesor qenka rreziku potencial i pezullimit të Presidentit të Republikës.
I thoni të lexojë , se u bë gazi i botës.
Presidenti nuk pezullohet, vetëm nëse vendos të vetëpezullojë veten.
and then