Emërimi i Diellës, si e para ministre e krijuar me inteligjencë artificiale u bë sensacion në vjeshtën e vitit të kaluar. Në mediat ndërkombëtare u trajtua si risi dhe luftë ndaj korrupsionit, e në median shqiptare, për sfidat ligjore të një ministri “artificial” dhe përgjegjësitë që duhen mbajtur në emër të tij.
6 muaj pas emërimit të ministres “Diella”, një padi e aktores Anila Bisha, imazhi dhe zëri i së cilës janë përdorur për t’i dhënë jetë ministres, kërkon të pezullojë ministren më të re të qeverisë, që ironikisht nuk duket se kërkon as interpretim nga Gjykata Kushtetuese.
Në dokumentin e siguruar nga News24 e thuhet se kërkohet: “Marrja e masës së sigurimit të kërkesëpadisë, duke urdhëruar palën e tretë që të mos përdorë të dhënat personale (imazh dhe zë) të kerkueses Anila Bisha, që lidhen me krijimin e avatarit të Ministres për Inteligjencën Artificiale, deri në përfundim të procesit giyqësor”.
Kontrata e aktores i hapte udhë vetëm shërbimeve të e-Albanias. Kur Diella e e-Albanias u bë Ministre, Bisha, jo vetëm nuk u pyet dhe as nuk iu nënshtrua një procesi të ri kontrate si imazh i Diellës së rritur në detyrë. Përkundër perceptimit të parë, të përdorimit të imazhit dhe zërit, institucionet kanë shkelur jo vetëm të drejtën e autorit por praktikisht, duke e patentuar Diellën, pothuaj i kanë hequr të drejtën aktores Anila Bisha ketë zërin dhe imazhin që ka.
Në dokumentin për sigurimin e kërkesë padisë, në këtë fazë, Bisha vlerëson se, si rrjedhojë e veprimeve të palës sẽ tretë, asaj i eshtë duke iu shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm.
and then