“Iu sulën me shkopinj”, Shehu: Nallbati u dhunua nga 10 policë teksa po ndihmonte një qytetar

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ftuar në studion e News24, komentoi protestën e djeshme të opozitës dhe ngjarjen ku deputeti Bledion Nallbati përfundoi në spital pas përplasjes me policinë.

Shehu e përshkroi incidentin si një sulm “agresiv dhe disproporcionale” nga dhjetë efektivë policie ndaj Nallbatit, i cili po ndihmonte një qytetar gjatë protestës. Ai shtoi se deputeti u godit me shkopinj dhe iu drejtua fytyrës me spraj me gaz toksik.

“Problemi është i një sulmi agresiv pa shkak, disproporcional të 10 policëve ndaj një njeriu, për më tepër edhe deputet, i cili po ndihmonte një person dhe ata iu sulën me shkopinj dhe i futën në fytyrë spraj a gaz toksik dhe ikën të kënaqur. Ishte skenë makabre për mendimin tim. Nuk kam parë skenë të tillë, ai ishte jashtë kontekstit, nuk po përplasej me njeri, po ndihmonte një qytetar, përkundrazi,” deklaroi Shehu.

Deputeti theksoi se dhuna e përdorur nga forcat e rendit ishte e paprecedentë dhe nxori në pah tensionet që kanë shoqëruar protestat e opozitës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×