Kupa e Shqipërisë/ Portieri i Partizanit: Ishte vetëm ndeshja e parë, të qëndrojmë me “këmbë në tokë”

Portieri Partizanit, Pano Qirko,foli menjëherë pas sfidës së fituar 0-1 në Kupë ndaj Elbasanit.

“Të them të drejtën të gjitha ndeshjet e kampionatit shqiptar janë të vështira, çdo tur që kalon akoma vështirësohet më shumë. Mendoj si Burreli, si Elbasani, si çdo ekip tjetër, besoj se është kampionat i fortë dhe ndeshjet janë shumë të vështira. Mos harrojmë që është ndeshja e parë, e dyta është ajo që jep verdiktin final. Të jemi me këmbë në tokë e shpresojmë që ta zgjidhim më lehtë dhe duke shënuar në më shumë raste.
Jam shumë i kënaqur, kështu duhet të jem çdo ndeshje. Shpresoj të jap më të mirën time për Partizanin, ta ndihmoj nga minuta në minutë kur ekipi të ketë nevojë për mua, të jem aty. Shpresoj të kemi vazhdimësi se është çelësi i suksesit.

Kemi fatin që kemi të gjitha kushtet dhe dita-ditës stërvitem më shumë që të kem sa më shumë përmirësime. Kjo shfaqet në fushën e lojës, mendoj se vazhdimësia është çelësi i suksesit. Të vazhdoj punoj e ul kokën, kaq është puna ime, pastaj të tjerat i di Zoti.

Unë jam shumë i kënaqur për prodhimin e lojës në ndeshjen e sotme, mendoj se është edhe çështje fati e besimi. Unë kam shumë besim te sulmuesit tanë, i shoh edhe në stërvitje që kanë kualitetin që të arrijnë diçka më shumë. Kjo ndeshja na jep një shtysë edhe më shumë që t’i marrim ndeshjet një nga një, mendoj se kemi ekip shumë të mirë, thjesht është çështja e besimit që duhet të na shtyjë përpara. Siç e mendoj unë, duhet të ketë vazhdimësi si portieri, edhe sulmuesit. Ne kemi sulmues shumë cilësorë, po e marrin veten shumë mirë dhe jam shumë i kënaqur me ta. Edhe me pjesën e lojës së sotme jam shumë i kënaqur, edhe për pjesën e mbrojtjes mendoj se kemi qenë shumë koherent sot.

Penalltia? Të gjitha janë mundësitë që të ndodhë në ato momente loje, mund ta humbësh e bësh. Shyqyr e bëri dhe kisha besim se e kam parë në stërvitje Skukën kohët e fundit që ka treguar shumë vetëbesim te vetja dhe i është futur stërvitjes shumë fort”, tha Qirko.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×