“Mirëqenia sociale, forca e një kombi”, Silvio Gonzato: Transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë në qendër të politikave të Shqipërisë!

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ishte sot i pranishëm në eventin “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”.

Në këtë event po prezantohen 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe, për të moshuarit, për gra dhe vajza viktima të dhunës, si dhe për fëmijë pa kujdes prindëror.

Gonzato u shpreh se mirëqenia sociale është vetë forca e një kombi duke shtuar se kjo është në qendër të parimeve të Bashkimit Europian që nga fillimi.

Ai ka renditur edhe porositë që ndihmojnë Shqipërinë të jetë më afër BE-së, mes të cilave përmendi nevojën që transparenca dhe llogaridhënia të jenë në qendër të politikave.

Gonzato: Mirëqennia sociale është vetë forca e një kombi. Kjo çështje ka qenë në thelb të BE që nga fillimi. BE merr parasysh nivel të lartë të mirëqenies sociale dhe arsimit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
Nuk është rastësi që ky aktivitet sot ndodh edhe në bashkëpunim me UNICEF.
BE ka një traditë të gjatë të investimit në kapitalin njerëzor.
Mundësi të barabarta, mundësi për kushte pune dhe mundësi sociale, këto ishin tre shtyllat e veprimit tonë në kushtet e rënies së euros.

Po investojmë më shumë se 100 mln euro me projekte për punësimin dhe gjithëpërfshirjen sociale. Këto plotësohen edhe me planin e rritjes ku Shqipëria ka marrë 100 mln euro për rritjen e kapitalit njerëzor.

Rekomandime:
-Duhet të vijojmë punën mbi atë që është arritur tashmë.

-Në nivel qendror duhet të fuqizohen bashkitë. Kjo kërkon bashkëpunim të ngushtë mes qeverisjes vendore dhe asaj lokale, për këtë mendojmë se mund të ndihmojë Reforma Territoriale.

-Në nivel lokal duhet një bashkëpunim më i ngushtë me OJF

-Transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë në qendër të politikave, kjo pasi ndërsa Shqipëria ecën më pranë BE duhet të ketë sisteme të drejta dhe transparentë.

-Duhet një koordinim mes legjislacionit shqiptar dhe atij të BE.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×