Protesta e PD/ “Proda e Bizhga dhanë urdhra politikë! Fëmijët u rrahën në qeli!”, Balliu: Policia ushtroi dhunë barbare ndaj protestuesve, përgjegjësit do të japin llogari

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka komentuar protestën e djeshme të opozitës, duke akuzuar policinë për përdorim force dhe dhunë ndaj protestuesve. Balliu deklaroi se gjatë përplasjeve pranë Kuvendit është goditur në fytyrë me një lëndë gazi, për të cilën tha se përdoret nga policia dhe mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore. Sipas tij, përdorimi i këtyre mjeteve ndaj qytetarëve përbën rrezik serioz.

Ai theksoi se nuk fajëson të gjithë efektivët e policisë, por një grup drejtuesish, për të cilët pretendoi se kanë dhënë urdhra për ndërhyrje të dhunshme. Deputeti demokrat përmendi me emra drejtues të policisë, duke i akuzuar për lidhje me afera dhe skandale, si dhe për mungesë reagimi në ngjarje të rënda të mëparshme.

Balliu pretendoi gjithashtu se gjatë protestës janë dhunuar qytetarë, përfshirë një person të sëmurë pranë Urës së Lanës, si dhe deputeti Bledjon Nallbati, për të cilin tha se po përpiqej të qetësonte situatën. Në deklaratën e tij, deputeti i PD-së ngriti akuza të forta politike ndaj Partisë Socialiste dhe drejtuesve të saj, duke paralajmëruar se, sipas tij, përgjegjësit do të përballen me drejtësinë. Ai shtoi se disa drejtues policie do të thirren në Komisionin e Sigurisë për të dhënë shpjegime lidhur me veprimet dhe urdhrat e dhënë gjatë protestës.

“Pati një moment te Kuvendi, ku përveç gazit më hodhën në fytyrë një lëndë gazi që kanë policët. Nuk mund t’u hidhen njerëzve ato lëndë, pasi mund t’i dëmtojnë përjetësisht. Por është e kuptueshme që policia të reagojë në atë formë, kur drejtohet nga kriminelë. Duhet të bëjmë kujdes kur flasim për këtë çështje, pasi nuk janë të gjithë policët njësoj, por ka një grup që ka ngritur Proda, i emëruar nga Ergys Agasi dhe pasardhës i Ardi Veliut, që puthte “Eskobarin e Ballkanit” kur e sillte me Range Rover.

PS është një parti që ka lindur për të vrarë. Kanë arritur të vrasin për 45 vite shqiptarët. Më pas, kur erdhi demokracia, ata u larguan dhe u rikthyen me të vetmen formë që njihnin, me në krye Zan Çaushin e vrasës të tjerë. Në ’98, pasi erdhën në pushtet, armët e përdorura në ’97 nga kriminelët e tyre i futën në Kuvend dhe i bënë atentat Azem Hajdarit. PS është partia e parë që i bëri atentat në Parlament Azem Hajdarit, por nuk e vranë dot. Më vonë e vranë kriminelë me uniforma policie.

“Narko-policia” e Prodës është e përfshirë në skandalin e AKSHI-t dhe lidhjet me Çopjat. Narkopolicia e Ilir Prodës, e Sokol Bizhgës, Agasit dhe Ramës, është policia që nuk gjendej askund ditën kur u bë atentati në aeroport. Kjo parti që sot nuk ka as të majtë e as të djathtë që të hedhin poshtë këto fakte historike, ditën e djeshme, e kapur në flagrancë në vjedhje dhe krim, ushtroi dhunën më barbare.

Kjo polici që nuk gjendej në aeroport, dhunoi dje protestuesit. Dje te Ura e Lanës, policia dhunoi një protestues që ishte i sëmurë. Po ashtu, me përmasa kriminale është dhunuar edhe deputeti Nallbati, pa bërë asgjë. Ai po tentonte të qetësonte situatën, por ishte dhënë urdhri. Ata do të shkojnë në kokërr të burgut. Unë nuk merrem me trafikantin Edi Rama, se ai ka hallin e Lulëzim Bashës, por nuk i shpëton dot burgut. Me këta individë do të ketë përballje frontale dhe ata do të vihen para përgjegjësisë. Edhe Ilir Proda dhe Bizhga do të sillen në Komisionin e Sigurisë dhe do të duhet të japin llogari për telefonatat e tyre dhe për urdhrat kriminalë që kanë marrë dhe dhënë. Një pjesë e të arrestuarve, më së shumti fëmijë, janë dhunuar në qeli. I garantoj se ata që i kanë dhunuar do të mbajnë përgjegjësi dhe nuk do t’u harrohet kurrë ajo që kanë bërë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×