
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ftuar në studion e News24, komentoi protestën e djeshme të opozitës, duke theksuar se ajo shënoi një mesazh të qartë kundër qeverisë aktuale.
Shehu bëri thirrje që të gjithë qytetarët e lirë të marrin pjesë në lëvizjet protestuese për të kundërshtuar korrupsionin, minimin e demokracisë, terrorin ndaj qytetarëve dhe shkatërrimin e institucioneve parlamentare. Ai theksoi se kulmin e pakënaqësisë popullore e përfaqëson rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku dhe bllokimi i heqjes së imunitetit të saj nga Parlamenti.
“Protestat organizohen nga PD, por kanë një mbështetje të madhe popullore sepse ballafaqimi me regjimet bëhet me lëvizje qytetare,” tha Shehu. Ai shtoi se protesta e djeshme arriti objektivat e saj, duke demonstruar forcën e masës së njerëzve që guximshëm dolën kundër regjimit dhe duke sensibilizuar opinionin publik, si brenda vendit, ashtu edhe ndërkombëtarisht.
Shehu nënvizoi se pasqyrimi i protestës në mediat ndërkombëtare ishte më i madh dhe më cilësor se herët e tjera, duke veçuar korrupsionin galopant si thelbin e pakënaqësisë. Ai kritikoi gjithashtu përdorimin e tepërt të forcës policore ndaj protestuesve, duke e cilësuar si tipar të një shteti-regjim që vepron jashtë proporcioneve dhe në kundërshtim me ligjin.
and then