
Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se shqiptarët hidhen në protestë se duan zgjedhje të lira, gjë që sipas tij nuk mund të mbahen me Ramën në krye të qeverisë.
Në një dalje për mediat, Berisha tha se opozita nuk do të lejojë më farsë elektorale.
“Ai me farsën mburret, por s’do të ketë më tjetër. Shqipëria do të ketë zgjedhje. Ky popull është në këmbë se do që të ketë zgjedhje. Ai mendon se do të ketë farsë elektorale. Por ne i themi; shporru se shqiptarët s’duan me farsë. Duan zgjedhje dhe zgjedhje me ty nuk ka!”, tha ai.
and then