
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj deklaron se përpjekjet e kryeministrit për të shpëtuar veten e tij nga përballja me drejtësinë me ndryshimin e Nenit 242 të Kodit Penal, nuk do të mund të realizohen dot. Kjo, për arsyen sepse paprekshmëria e pushtetarëve thekson Shehaj është e ndaluar me Kushtetutë.
“Rama nuk e ndryshon dot me nenin 242 fatin e tij dhe të korruptuarve. E para sepse paprekshmëria ndalohet me Kushtetutë, askush nuk është mbi ligjin dhe e dyta sepse vendimi për fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri e kanë marrë në Perëndim dhe Edi Rama nuk ka çfarë t’i bëjë.
Shehaj thekson se me ndryshimet që shumica qeverisëse ka paralajmëruar për Nenin 242 të Kodit Penal lidhur me pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik, është e qartë që “Edi Rama do ta bëjë veten të paprekshëm” sepse “drejtësinë e ka shumë afër, e di shumë mirë që me vendim gjykate, mund të pezullohet nga detyra”.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që riktheu pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe Ministre të Infrastrukturës, Rama paralajmëroi që beteja e tij kundër SPAK-ut do të vijonte me ndryshimet në ligj me vullnetin e mazhorancës, për të ndaluar që drejtësia të pezullojë nga detyra një ministër apo edhe Kryeministrin, në rast se del e nevojshme nga hetimet e prokurorëve.
Bëhet fjalë për Nenin 242 të Kodit Penal i cili parashikon që me vendim gjykate nuk mund të pezullohen të zgjedhurit sipas ligjit elektoral.
Ndërsa me ndryshimet e paralajmëruara nga mazhoranca, do të ndalohet pezullimi nga detyra “përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.
Deklarata e Shehajt:
Si është ligji dhe si do ta bëjë Edi Rama.
Ligji thotë: Pezullimi nuk zbatohet për deputetët, kryetarët e Bashkive dhe anëtarët.
Si do ta bëjë Edi Rama?
Pezullimi nuk zbatohet për deputetët, kryetarët e Bashkive dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak DHE Kryeministrin dhe Ministrat.
E vërteta është që Edi Ramës i ka ikur mendja, drejtësinë e ka shumë afër, e di shumë mirë që me vendim gjykate, mund të pezullohet nga detyra.
Ka dalë haptaz kundër drejtësisë dhe do të mbrohet me çdo kusht nga drejtësia.
Por nuk ka për t’ja dalë kurrë.
E para sepse paprekshmëria ndalohet me Kushtetutë, askush nuk është mbi ligjin dhe e dyta sepse vendimi për fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri e kanë marrë në Perëndim dhe Edi Rama nuk ka çfarë t’i bëjë.
and then