Zyrtar i lartë amerikan vizitë në Shqipëri, Tervakoski takime me krerët e SPAK, GJKKO dhe BKH: SHBA e angazhuar për të luftuar krimin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikoi një postim ku theksohet forcimi i partneritetit mes SHBA dhe Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit dhe luftën e vazhdueshme kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës.

Sipas njoftimit, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve shqiptare të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në vend.

Gjatë vizitës, Tervakoski u takua edhe me kreun e SPAK, Klodjan Braho, kreun e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Bani, si dhe me përfaqësues të Byrosë Kombëtare të  Hetimit (BKH).

Në deklaratën e saj, Ambasada SHBA theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të ofruar aftësi, mjete dhe bashkëpunim, si në Shqipëri, ashtu edhe në nivel global, për partnerët që ndajnë angazhimin për të luftuar kriminelët që kërcënojnë qytetarët, kufijtë dhe sigurinë kombëtare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×