
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku akuzoi direkt drejtorin e policisë së Shtetit Ilir Proda, për procedimin e tij në lidhje me protestën e 10 shkurtit, në një kohë kur ai nuk ishte në Shqipëri.
Këlliçi tha se policia veproi me urdhër nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit duke theksuar se Ilir Proda është ushtar i bindur i bandës së Durrësit.
Belind Këlliçi: Është agjendë politike, në rastin tim policia ka marrë urdhër. Të kesh drejtor policie të përgjithshëm si Ilir Proda që është ushtar i bindur i bandës së Durrësit dhe Troplinëve dhe degradimin e policisë së shtetit dhe kthimin në një organizatë kriminale
and then