Grabiti 20 mln lekë te FiBank, por u arrestua në hyrje të bankës, zbardhet dëshmia e sipërmarrësit: Kisha borxhe

“Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët”. Kjo ka qenë dëshmia e shkurtër që ka dhënë sot Bardhyl Fusha, i cili hyri sot i armatosur në një bankë të Nivelit të Dytë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për dëshminë e parë të 58-vjeçarit, i cili u arrestua pak minuta pasi kreu grabitjen dhe arriti të merrte 20 milionë lekë të vjetra.

Fusha teksa mbante në dorë në çantë sportive, brenda saj kishte fshehur një kallashnikov, dhe sapo hyri në ambientet e bankës, qëlloi me armë në dysheme. Më pas ai shkoi te një nga arkat dhe mori shumën e parave, por u neutralizua në derën e sigurisë dhe më pas u arrestua nga policia. Fusha ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×