Heqja e imunitetit të Ballukut, gazetari zbulon skenarin e Ramës: “Akrobaci proceduriale” me afatet e vendimit të GJK

Gazetari Basir Çollaku deklaroi se heqja e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, po zvarritet qëllimisht pasi synonhet kapërcimi i afatit 3-mujor i shuarjes së kërkesës së SPAK, që përfundon më 16 mars.

Ai shpjegoi se Gjykata Kushtetuese, në vendimin e parë për këtë rast, kishte theksuar se vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa në vendimin e fundit, sipas tij, thuhet se hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Sipas Çollakut, kjo procedurë përfshin 30 ditë për publikimin e vendimit të arsyetuar dhe 15 ditë të tjera për botimin në Fletoren Zyrtare, duke e çuar procesin në 45 ditë. Ai pretendon se kjo “akrobaci proceduriale” synon të tejkalojë afatin brenda të cilit Këshilli i Mandateve duhet t’i paraqesë Kuvendit relacionin për heqjen ose jo të imunitetit të Ballukut dhe kërkesën për arrestim.

“Në vendimin e parë për Ballukun, GJK theksonte se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, ndërsa në vendimin e fundit, thotë që ky vendim hyn në fuqi pasi të botohet në fletoren zyrtare dhe për të shkuar tek fletorja zyrtare duhen 30 ditë që duhet të dalë vendimi i arsyetuar se kështu i përcillet Qendrës për Publikim dhe 15 ditë të tjera ka afat kohor qendra për publikim janë 45 ditë.

Duke shfrytëzuar këtë akrobaci proceduriale ne kapërcejmë 16 marsin që është afati i mbushjes së kohës 3 mujore ku duhet që Këshilli i Mandateve t’i ketë cuar një relacion Kuvendit dhe ai të jetë shprehur nëse është pro apo jo heqjes së imunitetit të Ballukut dhe kërkesës për arrestim. Këtë regji po luan kryeministri Rama”, tha Çollaku.

Më tej, gazetari tha se refreni i partnerëve ndërkombëtarë në Shqipëri mbetet drejtësia, pasi sipas tij, vendi ndodhet përballë një përballjeje të re ku në qendër është sistemi i drejtësisë.

Ai përmendi gjithashtu takimin në SPAK të drejtorit për Euro-Azinë, duke e cilësuar këtë si pjesë të një “përballjeje të re”, ndërsa shtoi se, sipas tij, kryeministri Edi Rama po tregon rezistencë për të mbrojtur veten.

Çollaku u shpreh se tashmë, sipas SPAK, ekzistojnë dy organizata kriminale të akuzuara zyrtarisht, të cilat – sipas pretendimeve të tij – ushtrojnë aktivitet në Kryeministri dhe kanë varësi vertikale nga kryeministri Rama. Ai paralajmëroi se akuzat dhe provat do të thellohen më tej.

Basir Çollaku: Drejtori i Akademisë së Sigurisë së SHBA në Tiranë, refreni i partnerëve ndërkombëtarë është drejtësia, sepse ata shohin një përballje të re ku po gjendet drejtësia.  Politikanët i kanë shpëtuar hetimit dhe ndëshkimit me procedurë sic është duke u përsëritur rasti i Ballukut.

Edhe drejtori për Euro-Azinë gjatë takimit në SPAK, ku është përballja e re,  rezistenca që po i bën Rama për të mbrojtur veten.

Tashmë është zyrtare, janë dy organizata kriminale që të akuzuar zyrtarisht nga SPAK, që ushtrojnë aktivitetin në kryeministri dhe kanë varësi vertikale nga Rama.

Do të thellohen dhe akuzat dhe provat.

Kjo zvarritje për të shkuar tek 45 ditëshi për të shuar afatet e kërkesës së SPAK, me një Gjykatë Kushtetuese që në vendimin e parë për Ballukun, theksonte se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, ndërsa në vendimin e fundit, thotë që ky vendim hyn në fuqi pasi të botohet në fletoren zyrtare dhe për të shkuar tek fletorja zyrtare duhen 30 ditë që duhet të dalë vendimi i arsyetuar se kështu i përcillet Qendrës për Publikim dhe 15 ditë të tjera ka afat kohor qendra për publikim janë 45 ditë.

Duke shfrytëzuar këtë akrobaci proceduriale ne kapërcejmë 16 marsin që është afati i mbushjes së kohës 3 mujore ku duhet që Këshilli i Mandateve t’i ketë cuar një relacion Kuvendit dhe ai të jetë shprehur nëse është pro apo jo heqjes së imunitetit të Ballukut dhe kërkesës për arrestim. Këtë regji po luan kryeministri Rama.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×