Kolegia e tyre kërcënon se do të hidhet nga kulla e oksigjenit/ Punonjëset e pastrimit: Shkuam në bashki për rrogën, por na pushuan

Momente paniku në Kuçovë, ku një grua ka hipur në një kullë të ish-uzinës dhe kërcënon me vetëvrasje. Elona Bregu, punonjëse e pastrimit, në gjendje të rënduar psikologjike ka hipur në shtyllën e oksigjenit dhe kërcënon me kryerjen e aktit të rëndë.

Koleget e saj të punës, edhe ato të pushuara, kanë treguar për gazetaren Eneida Petova se kishin shkuar pak ditë më parë në bashkinë e Kuçovës ku kishin kërkuar pagën, por më pas ishin pushuar.

“Nuk na kanë dhënë rrogën dhe na hoqën nga puna. Ne të tre që ishim në bashki, na hoqën. Na e prenë shkurt; ju hoqëm nga puna se shkuam në bashki. Ne në bashki nuk kemi sharë njeri. Para 4 muajve hoqën dhe 4 të tjerë. Ne në bashki nuk kemi sharë dhe as kemi qëlluar me gurë, kemi kërkuar vetëm rrogat tona. I thamë; çfarë po bëhet me rrogat tona”, tha punonjësja e pastrimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×