Kupa e Kosovës/ Emocione e gola, 3 skuadra të tjera në çerekfinale

Gjilani, Malisheva dhe Vushtrria janë tri skuadrat e radhës që kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Tri ndeshjet e fazës 1/8 së finales u zhvilluan të enjten, duke dhuruar emocione dhe gola.

Gjilani e eliminoi Lirinë e Prizrenit me rezultat 2:1 në stadiumin e vet. Golin e parë për vendasit e shënoi Armend Thaqi nga penalltia në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Epërsinë e dyfishoi Hamdi Namani në minutën e 65-të, duke shënuar me kokë pas harkimit të kapitenit Thaqi. Ky ishte edhe debutimi i tij me fanellën e Gjilanit. Liria ngushtoi rezultatin në minutën e 85-të me golin e Dijar Nikqit, ndërsa prizrenasve iu anuluan edhe dy gola për pozitë jashtë loje.

Malisheva e siguroi kalimin tutje me fitore bindëse 4:0 ndaj Trepçës ’89. Në këtë ndeshje shkëlqeu Assane Diatta, i cili realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim. Ai hapi serinë e golave në minutën e 31-të, ndërsa katër minuta më vonë realizoi Arbër Pira. Diatta shënoi sërish në minutën e 75-të për 3:0 dhe asistoi për golin e katërt të Valmir Nafiut në minutën e 88-të.

Në çerekfinale u kualifikua edhe Vushtrria, e cila në shtëpi mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 2:0. Golin e parë e shënoi Erion Krasniqi në minutën e 33-të, ndërsa Lis Demiri vulosi fitoren në minutën e 78-të.

Më herët kualifikimin në çerekfinale e kanë siguruar edhe Llapi, Ferizaj, Dukagjini dhe Ballkani.

Ndeshja e fundit e fazës 1/8 së finales do të zhvillohet më 18 shkurt, nga ora 13:00, ndërmjet Feronikelit 74 dhe Dinamos së Ferizajt.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×