
John Stones, një nga pinjollët e Pep Guardiola-s, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Anglisë në dekadën e fundit pritet t’i jap fund ciklit të tij te Man.City. Pavarësisht se Stones është një nga lojtarët simbol të epokës së artë, mbrojtësi pritet të largohet nga “qytetarët” në fund të këtij sezoni pasi drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë kontratë të re, në një kohë kur kontrata aktuale përfundon në fund të këtij sezoni.
Dalja e Stones në treg si lojtar i lirë zgjon interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, mbi të gjitha Bayern Munich. Klubi gjerman sheh të Stones një përforcim ideal, një lojtar me shumë eksperiencë, për të tepër falas. Për Stones interesim ka edhe nga ekipe si Atletico Madrid dhe Milan, por Bayern ka dy mjete të rëndësishme për të bindur anglezin, Vincent Kompany dhe Harry Kane.
Me Kompany dikur Stones formonte dyshen e mbrojtjes te Man.City ndërsa me Harry Kane prej vitesh kanë qenë pjesë e ekipit përfaqësues.
and then