
Pas disfatës ndaj Man.City, Liverpool reagon shpejt, del me 3 pikë nga transferta përballë Sunderland duke e bërë edhe më të bukur garën për një vend në Champions League. Falë këtij suksesi, të kuqtë e Arne Slot ngjiten ngushtojnë diferencën me vetëm 3 pikë në raport me Man.United, ekipin e katërt në tabelë dhe -2 në ndaj Chelsea. Këto 3 ekipe pritet të luftojnë deri në fund për një vend në Champions.
Pa Granit Xhakën, me mesfushorin të dëmtuar, Sunderland pësoi humbjen e parë në shtëpi. Liverpool kishte kontrollin total të lojës, zhvilluan një presion asfiksues ofensivë, por hasën vështirësi në pasin final. Më në fund, pas disa përpjekjeve goli i avantazhit erdhi në minutën e 61-të, ku goditja me kokë e Van Dijk u devijua duke përfunduar në rrjetë. Të kuqtë nuk hoqën dorë nga faza ofensive në përpjekje të golit të qetësisë, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Arne Slot kapet fort pas këtij trepikëshi, në sytë e tij ekipi e meritoi këtë fitore: “Mendoj se luajtëm shumë mirë ndaj një ekipi të vështirë që nuk kishte pësuar asnjë humbje në shtëpi. Ajo që më shqetëson është fakti që vijojmë të shpërdorojmë shumë raste përpara porte, për fat të keq po mësohemi me këtë”, u shpreh Slot.
Një fitore shumë të rëndësishme për objektivin Champions siguroi edhe Aston Villa. Ekipi i Emery triumfoi 1-0 përballë Brighton duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë në Premier League në kuotën e 50 pikë, 3 më pikë se Man.City.
and then