
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët që nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, duke përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Lokalisht në jug priten edhe shtrëngata afatshkurtra.
Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë me intensitet të ulët, ndërsa në zonat veriperëndimore, perëndimore dhe në jug herë pas here do të ketë reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.
Në zonën e Alpeve, si dhe në relievet e larta malore në verilindje dhe juglindje të vendit, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.
and then