
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se opozita i dha sot mundësinë Kuvendit të tregojë nëse përfaqëson interesat e qytetarëve apo, sipas tij, interesat e një pakice.
Në fjalën e tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Parlamenti duhet të dëshmojë nëse është “Parlamenti i shqiptarëve” apo një institucion që përfaqëson, sipas tij, “interesa klienteliste dhe kriminale të një pakice që ka marrë peng shtetin dhe të ardhmen e shqiptarëve”.
Ai theksoi se propozimi për uljen e TVSH-së në 5% për ushqimet bazë është një masë lehtësuese për çdo qytetar, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta.
Tedi Blushi: Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë i dha sot mundësinë këtij Parlamenti të dëshmonte nëse është Parlamenti i shqiptarëve apo është Parlamenti i një pakice që jo vetëm nuk përfaqëson vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, por përkundrazi, përfaqëson interesat klienteliste kriminale vetëm të një pakice që ka marrë peng sot të gjithë shtetin dhe për fat të keq të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.
Ulja e TVSH-së në 5% për ushqimet bazë, o të marrë, është një masë lehtësuese për çdo shqiptar .
Çfarë Partie Socialiste jeni ju ?
Çfarë shteti social është ky që taton bukën e gojës më shumë sesa luksin.
Çfarë socialistësh jeni ju që tatoni kokrrën e vezës më shumë se verën e Edi Ramës?
Çfarë socialistësh jeni ju që tatoni miellin, vajin më shumë se kazinotë e oligarkëve tuaj.
Çfarë socialistësh që tatoni djathin, gjalpin dhe të gjitha produktet bazë më shtrenjtë se sa jahtet e klientëve tuaj.
Që tatoni qumështin e fëmijëve më shtrenjtë se verën e Edi Ramës.
Po çfarë socialistësh jeni ju?
Edhe turpi turpërohet nga ju.
Jeni jo Diella, se edhe Diella e ka një fytyrë, po jeni hije dhe në qoftë se trembeni nga molotovët, po ju paralajmëroj trembjuni urrejtjes së të varfërve që do trokasin dhe në derën tuaj.
and then