“Rrugë dhe tunele po shemben, Ballukut t’i hiqet imuniteti”, Alimehmeti: Nuk mund të mbrohen më aferat, po cenohet siguria kombëtare!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e News24, deklaroi se Kuvendi duhet të heqë imunitetin e zv/kryeministres së pezulluar, Belinda Balluku.

Sipas Alimehmetit, mazhoranca po e mbron Ballukun, çka sipas tij ka shtuar vendosmërinë e opozitës për të vijuar protestat popullore me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe garantimin e zgjedhjeve të lira. Ai ngriti shqetësimin edhe për infrastrukturën, duke përmendur shembjen e rrugëve dhe tuneleve të reja, që sipas tij rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Mazhoranca po mbron zv/kryeministren e akuzuar për korrupsion. Do të flasim për rrugët dhe tunelet që u rrëzuan. Si është e mundur kjo? Hapi i parë është heqja e imunitetit të ministres”, u shpreh Alimehmeti.

Ai theksoi se protestat e opozitës do të jenë të vazhdueshme dhe se aktualisht kampi opozitar paraqitet më i bashkuar, edhe pas nisjes së dialogut në kuadër të Forumit Politik, ku janë përfshirë edhe parti të tjera.

“Kërkesat tona janë të qarta: dorëheqja e qeverisë, krijimi i një qeverie teknike që të çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo do të arrihet përmes protestave të vazhdueshme”, deklaroi ai.

Alimehmeti shtoi se, sipas tij, abuzimet dhe aferat e qeverisë nuk mund të mbrohen më, duke përmendur si shembull edhe situatën në AKSHI, që e cilësoi shqetësuese për sigurinë kombëtare.

“Nuk mund të mbrohen më aferat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Shikoni çfarë po ndodh me AKSHI-n, kemi të bëjmë me çështje që prekin sigurinë kombëtare. Prandaj na duhet dialog dhe unifikim mes nesh. Mund të kemi mendime të ndryshme, por qëllimi kryesor mbetet largimi i Ramës dhe i kësaj qeverie”, përfundoi Alimehmeti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×