
Zbardhen detaje nga tentativa e grabitjes së një banke të Nivelit të Dytë në zonën e ish-Parkut të autobusëve. Gazetarja Klodiana Lala raporton për se autori i dyshuar, shtetasi Bardhyl Fusha, ka hyrë në bankë i armatosur, ndërkohë që policët privatë kanë arritur ta neutralizojnë. Mësohet se punonjës të shoqërisë private të ruajtjes fizike e kanë mbyllur personin në fjalë brenda derës së dytë të bankës, duke e zënë kështu në kurth.
58-vjeçari ka tentuar të bëjë manovrën e tij, duke qëlluar një herë me armë në dysheme, por xhamat e bankës kanë qenë të blinduar, siç ndodh gjithmonë në institucione të tilla financiare.
Më pas ka qenë policia që ka bërë të mundur arrestimin e tij.
and then