“Asnjë protestë nuk rrëzon qeverinë”, Murrizi: Po nuk ndryshoi sistemi zgjedhor, fiton PS sa herë të jetë Gjiknuri dhe Bylykbashi në tavolinë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi, gjatë intervistës në “Kjo Javë” deklaroi se asnjë protest nuk rrëzon qeverinë por PD duhet të luajë fort për të ndryshuar sistemin zgjedhor pasi sistemi aktual prodhon mandate më shumë në favor të socialistëve.

Murrizi iu referua qarkut të Fierit ku ai tha se votat e PS për mandat janë 7500 ndërsa PD për një mandat duhet të ketë 11 mijë vota.

“Duhet të ndryshojë sistemin zgjedhor. Me këtë sistem zgjedhor ku votat e PS për mandat në Fier janë 7500 dhe PD i ka marrë me 11 mijë, me këto rregulla loje dhe këtë sistem zgjedhor, fiton PS sa herë të jetë Gjiknuri dhe Bylykbashi në tavolinë”, tha Murrizi.

Myslim Murrizi: Opozita duhet të luajë fort për rregullat e lojës parimore jo për ti shërbyer një grusht njerëzish që nuk ka asnjë peshë publike politike dhe asnjë lloj votë me vete,

Duhet të ndryshojë sistemin zgjedhor. Me këtë sistem zgjedhor ku votat e PS për mandat në Fier janë 7500 dhe PD i ka marrë me 11 mijë, me këto rregulla loje dhe këtë sistem zgjedhor, fiton PS sa herë të jetë Gjiknuri dhe Bylykbashi në tavolinë.

Asnjë protestë nuk rrëzon qeverinë dhe në 36 vite asnjë qeveri teknike nuk ka ardhur nga protestat. Nuk dua ti gënjej militantët. Se s’mund tit hemi hajdeni në protestë me 20 shkurt se në 21 shkurt do vijmë në pushtet. Nuk krijohet qeveri teknike pa presionin ndërkombëtar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×