Dash Sula në krah të Ramës si Kryeinspektor, Murrizi nuk përmbahet në studio: S’dua të gjykoj, por ndjeva pështirësi

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Myslim Murrizi, i ftuar në studion e emisionit Kjo Javë në News24, ka komentuar vendosjen e Dashnor Sula si Kryeinspektor i Përgjithshëm, si dhe paraqitjen e tij në konferencë përkrah kryeministrit Edi Rama.

Gjatë intervistës, Murrizi u shpreh se, sipas tij, Rama “nuk është hera e parë që ha me garuzhdë ato që ka menderosur me lugë gjelle më parë”, duke shtuar se kjo është një sjellje e përsëritur në politikë.

Duke folur për Sulën, ai kujtoi se ish-deputeti iu bashkua PD-së në vitin 2005 dhe më pas u bë deputet në lista të mbyllura. Murrizi theksoi se nuk dëshiron ta gjykojë personalisht vendimin e tij, duke shtuar se çdo politikan ka të drejtë të zgjedhë rrugën e vet.

“Unë nuk jam nga militantët që quajnë gjë të mirë vetëm atë që bën udhëheqësi, nuk kam pse t’i kërkoj hesap atij. Politikisht ai ka të drejtë të shkojë kudo”, u shpreh Murrizi.

Ai shtoi se askush nga militantët e PD nuk ka të drejtë ta gjykojë Sulën për vendimin e tij, duke theksuar se partia duhet të rikthejë vlerësimin për njerëzit me kontribute ndër vite.

Murrizi u shpreh se, sipas tij, çështje të tilla lidhen më shumë me karakterin njerëzor sesa me qëndrimet politike, ndërsa i pyetur si do të vepronte vetë ai, u shpreh se me pushtetit dhe lirisë, do të zgjidhte këtë të fundit.

“Rama nuk është hera e parë që ha me garuzhde ato që ka menderosur me lugë gjelle më parë. Ky është nga këto byra jo burra. Dash Sula ka ardhur në vitin 2005 në PD, ka ftuar një garë në vitin 2005, më pas është bërë deputet në lista të mbyllua. Unë nuk dua ta gjykoj. Varet sa mundet njeriu të përtypë ato që ka vjellë në tavolinë. Çfarë nuk i kanë thënë njëri tjetrit dhe tani e mburrin. Unë e mirëkuptoj pse ka shkuar atje, nuk jam nga militantët që quajnë gjë të mirë vetëm atë që bën udhëheqësi, nuk kam pse t’i kërkoj hesap atij. Është si një divorc me gjyq, pastaj të marrësh pistoletën pse e pe gruan me burrë tjetër. Dashi u largua nga PD, nuk e di kush e pati fajin. Asnjë militant i PD nuk ka të drejtë ta gjykojë Sulën për këtë. Kur ikin këta ikin në shtëpi të vetë, por PD duhet të kthejë vlerësimin për njerëzit me kontribute. Ndjeva një pështirësi njerëzore të lëpish pa u tharë akoma ajo që ke vjellë dhe kjo ka të bëjë me karakterin njerëzor, jo politik. Politikisht ai ka të drejtë të shkojë kudo. Mua nuk ma ndjen per asnjë lloj pushteti, kam 27 vite ne opozite. Mes pushtetit dhe lirise zgjedh lirine. Kush fle me qenin gdhihet me pleshta”, u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×