
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me tone të forta ndaj asaj që ai e cilëson si krijimin e një grupi të ri brenda shumicës socialiste në Kuvend.
Sipas Këlliçit, brenda Partisë Socialiste është ravijëzuar një grup deputetësh, kryesisht deputete të reja, të cilat – sipas tij – janë angazhuar për të mbrojtur zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën opozita pretendon se është nën hetim për abuzime me vlerë rreth 1.1 miliardë euro.
Deputeti demokrat akuzoi mazhorancën se vepron në mënyrë të organizuar për të mbrojtur, sipas tij, afera korruptive dhe për të shmangur përballjen me drejtësinë. Ai deklaroi se disa deputetë të PS-së e bëjnë këtë “me kokën ulur”, ndërsa të tjerë shfaqen më agresivë në qëndrimet e tyre.
Këlliçi u shpreh se, nëse ky rreshtim brenda socialistëve është tashmë i konsoliduar, atëherë duhet të zyrtarizohet si një grup më vete parlamentar, të cilin ai e quajti “Grupi 2B”.
REAGIMI I KELLICIT
Të zyrtarizohet grupi parlamentar 2B!
Së fundmi, brenda rilindjes në Parlament, është ravijëzuar një grup i ri parlamentar. Kryesisht me deputetet e reja, që janë aty vetëm më një qëllim, të bertasin për Belinda Ballukun, zyrtarisht e pandehur për abuzim me të paktën 1.1 miliardë euro.
Të kuptohemi, të gjithë deputetët e PS janë tërhequr nga veshi prej Belës dhe Palloshit dhe bëjnë çfarë u thonë ata për të mbrojtur korrupsionin, shkelur rregulloren e Kushtetutën.
Disa e bëjnë me koken ulur, si të zënë në faj, po ama janë disa syresh që të marrin gjak në vetull. A thua se kujdestarja e tyre i ka kursyer shtetit 1.1 miliardë euro dhe nuk i ka vjedhur, a thua se nuk ka intimiduar dëshmitarët, a thua se ka vepruar me minimumin e etikës politike e qytetare duke dorëzuar mandatin, imunitetin, e duke shkuar para drejtësisë.
Teksa ka kryer çdo shkelje të mundshme ligjore, kushtetuese, etike e morale, dhe mbahet me thonj për të mos lejuar drejtësi e barazi para ligjit, prapë Belinda ka grupin e saj të kamikazëve brenda PS, që e adhurojnë e hidhen në zjarr për të.
Ato nuk janë as Valentina Leskaj e as Ermelinda Meksi, apo zonja të tjera me stof në atë parti. Por janë të rejat, që janë aty enkas për t’u kthyer në parzmore dhe që nuk kanë asnjë mendim e aq më pak vizion.
Do ishte e udhës që në këto kushte, të legalizohej si grup i ri parlamentar.
Të konsolidohen e të ecin para. GRUPI 2B!
and then