
Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në studion e lajmeve të News24, deklaroi se dorëheqja e ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka qenë e detyruar.
Llabani tha se disponon informacion se Mirlinda Karçanaj është detyruar të japë dorëheqjen për shkak të emrit të saj përmendur në një dosje kriminale që disponon SPAK.
“Karçanaj ka blerë një pronë private nga një grup kriminal që po hetohet nga SPAK që merret me trafikun ndërkombëtar të drogave të forta, zonja e ka fshehur një shifër të tillë, bëhet fjalë për 300-400 mijë euro që janë hedhur në një pronë biznes apartament që ajo ka blerë”, tha Llabani.
Anduena Llabani: ishte pak e çuditshme dorëheqja e drejtoreshës së AKSHI-t, por disponoj informacion se Mirlinda Karçanaj është detyryar të japë dorëheqjen për shkak të emrit të saj përmendur në një dosje kriminale që disponon SPAK.
Karçanaj ka blerë një pronë private nga një grup kriminal që po hetohet nga SPAK që merret me trafikun ndërkombëtar të drogave të forta, zonja e ka fshehur një shifër të tillë, bëhet fjalë për 300-400 mijë euro që janë hedhur në një pronë biznes apartament që ajo ka blerë.
Gjatë muajit dhjetor ne u informuam që zonja Karçanaj kishte marrë një shtëpi me qira bashkë me vajzat e saj, duke dashur të shkëputet nga apartamenti që si duket se e ka ditur se do të hetohet. Besoj kjo është pikë e nxehtë që e ka vënë në vështirësi, nëse SPAK do të arrijë ta shtojë në dosjen e saj, që ka blerë një pronë nga persona kontingjent kriminal.
Zonja Karçanaj di shumë, për tenderat e kryer në AKSH, por këta drejtues kanë dhe përgjegjësi të tjera penale që do ti lajnë me drejtësinë,
and then