
Ministrja Elisa Spiropali e ftuar nderi në Ballon e Operës së Vjenës, e mbajtur nën patronazhin e Presidentit Federal, Dr. Alexander Van der Bellen, ka ndarë në Facebook disa momente nga aktiviteti.
Spiropali shprehet se është një shenjë e respektit dhe vlerësimit për Shqipërinë si mike dhe aleate, ndërsa e vlerëson si një instrument të fuqishëm të diplomacisë kulturore.
Postimi i Ministres Elisa Spiropali:
Opera Shtetërore e Vjenës
Me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, në Ballon e Operës së Vjenës, e mbajtur nën patronazhin e Presidentit Federal, Dr. Alexander Van der Bellen.
Ftesa e nderit në emër të Shqipërisë në këtë event tradicional që daton nga shek. XVIII, instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore, është tregues i respektit, besimit dhe vlerësimit me të cilin miqtë austriakë, shohin dhe trajtojnë Shqipërinë si pjesë e natyrshme e miqësive dhe aleancave të tyre.
and then