
Finalizohet operacioni i koduar “Hidden”. Në pranga ka rënë një 33-vjeçar. I riu kishte fshehur në banesën e tij në rrugën “Perlat Rexhepi”, një armë zjarri kallashnikov, të cilën e kishte pa leje.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Policia e Tiranës, goditje të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni i koduar “Hidden”.
Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov. Vihet në pranga shtetasi që fshihte armën, në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës operacionale, kryer me intensitet të shtuar, 24/7, në të gjithë territorin e kryeqytetit, me objektiv identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve që cenojnë sigurinë publike, duke mbajtur pa leje ose fshehur armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Hidden”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi I. D., 33 vjeç. 33-vjeçari kishte fshehur në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”, 1 armë zjarri kallashnikov, të cilën e kishte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
and then