Incidenti në protestën e 10 shkurtit/ Berisha: Molotovin te operatori i News24 e hodhi policia, kjo është e faktuar

Kryetari i PD, Sali Berisha, i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në një bashkëbisedim në rrjetin social facebook, ku ndër të tjera u pyet për incidentin me operatorin e News24, Aldo Kashri i cili rrezikoi të digjej nga molotovët e përdorur gjatë protestës së 10 shkurtit të opozitës.

Berisha akuzpo policinë se ishte ajo që hodhi molotovët drejt kameramanit.

“Kameramani ka thënë më ka ardhur nga policia lënda piroteknike dhe kjo është e faktuar. Është bindja ime që do të jetë protestë paqësore se jam i sigurt që do të jetë rruga e fitores”, tha Berisha.

Sali Berisha: Policia hodhi lëndën piroteknike drejt kameramanit të News24. Dhe, Sokol Balla që hiqet i divorcuar, politikisht rri i martuar me Belindën, çon mediat para Gjykatës për të protestuar se u gjuajt kameramani. Kameramani ka thënë më ka ardhur nga policia lënda piroteknike dhe kjo është e faktuar. Është bindja ime që do të jetë protestë paqësore se jam i sigurt që do të jetë rruga e fitores.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×