Javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të Ballukut. Peleshi cakton të hënën datën

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Burime për News24, bëjnë me dije se, në urdhër do të përcaktohet data dhe ora kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit, ku pritet të diskutohen çështjet në rendin e ditës që lidhen me kompetencat e këtij organi parlamentar.

Detaje të tjera mbi rendin e ditës dhe çështjet konkrete që do të trajtohen pritet të bëhen publike bashkë me publikimin e urdhrit.

Anëtarët e Këshillit mblidhen njw javw pasi Gjykata Kushtetuese  rrwzoi kwrkeswn e qeverisw pwr pezullimin e masws sw GJKKO qw shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×