
Klevis Balliu, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Munich Security Conference, zhvilloi një takim me Tobias Gotthardt, Sekretar i Shtetit në Ministria e Ekonomisë, Zhvillimit Rajonal dhe Energjisë e Bavarisë, në Bavaria.
Në një postim në FB Balliu bën të ditur se gjatë takimit, u diskutua për Shqipërinë dhe sfidat me të cilat përballet vendi. Sipas tij, Gotthardt e njihte mirë Shqipërinë dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur vendin në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe forcimit të bashkëpunimit institucional.
Në reagimin e tij, Balliu theksoi se Shqipëria ka miq të shumtë në mbarë botën, por nënvizoi se mbështetja e aleatëve do të jetë edhe më e fuqishme nëse pastrohen institucionet nga korrupsioni dhe garantohen standarde të plota të shtetit të së drejtës.
Ai shtoi se vetëm përmes institucioneve të forta, transparente dhe të pakapura nga interesa të paligjshme mund të ndërtohet një partneritet i qëndrueshëm dhe një e ardhme e sigurt për qytetarët shqiptarë.
and then