Kundër projektit TID/ Banorët e Durrësit takim në Bashki me Ramën, deputetët e PD kërkojnë të jenë të pranishëm, Cara: U refuzuam! Askush sa të drejtë të prekë pronën

Qytetarët e Durrësit, të cilët preken drejtpërdrejt nga projekti TID, kanë vijuar edhe sot protestën e tyre para dyerve të bashkisë, ndërsa kanë nisur një takim me zyrtarët e Bashkisë, takim që u është bashkuar pak më parë edhe kryeministri Edi Rama.

Në takim kanë kërkuar të jenë të pranishëm edhe deputetët e PD Igli Cara dhe Arjan Ndiji, por nuk janë lejuar.

Në një deklaratë për mediat, Cara ka deklaruar: Jemi lajmëruar nga banorët, me statusin e deputetit kërkuam të jemi të pranishëm në takim por na u refuzua kërkesa nga garda. Kjo është e paligjshme. Është në vazhdën e mungesës së diskutimeve për këtë projekt.

Ligji e thotë qartë që askush nuk ka të drejtë të prekë pronën. Kjo është pasuri e shqiptarëve. Kjo është vjedhje e pronave. Jua marin qytetarëve dhe ja japin privatit ta menaxhojë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×