Mynih, Balliu takim me Krichbaum: Lufta ndaj korrupsionit garanton ecjen përpara të Shqipërisë drejt BE-së

Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka takuar në Mynih, Gunther Krichbaum, ministër i Shtetit për Europën në qeverinë gjermane.

Balliu shkruan se, gjatë bisedës është diskutuar për luftën reale ndaj korrupsionit që mund të integrojë Shqipërinë në BE.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Kënaqësi të takoja në Mynih, Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën në Gjermani.
Integrimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është jetik për të ardhmen e vendit tonë dhe për konsolidimin e demokracisë. Vetëm përmes luftës reale kundër korrupsionit dhe respektimit të ndarjes së pushteteve mund të garantohet ecja përpara e Shqipërisë në rrugën e saj europiane. Gjatë takimit pata mundësinë ta falënderoj Ministrin e Shtetit për Europën për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e tij në procesin e integrimit të Shqipërisë. Mbështetja e miqve dhe aleatëve tanë europianë është thelbësore, por mbi të gjitha mbetet detyra jonë të ndërtojmë institucione të forta, të pavarura dhe në shërbim të qytetarëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×