Ndryshime në kabinetin qeveritar Rama 4? Pirro Vëngu drejt postit të zv.kryeministrit, Vjola Haxhiademi, ministre e re e Infrastrukturës dhe Energjetikes

Ndryshime në kabinetin qeveritar Rama 4? Pirro Vëngu drejt postit të zv.kryeministrit, Vjola Haxhiademi, ministre e re e Infrastrukturës dhe Energjetikes

Pezullimi i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Ballukut pritet të sjellë dhe disa ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar Rama 4.
Burime bënë me dije se në rrethet e ngushta të qeverisë po lakohen dy emra të cilët prite të zëvendësojnë Belinda Ballukun në dy postet e rëndësishme që mban në qeveri.
Mësohet se emri më i përfolur për të marrë postin e zëvendëskryeministrit, është ai i ministrit aktual të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.
Ky i fundit është një prej emrave që është përfolur si shumë i afërt me Ballukun që nga koha që drejtonte Portin e Durrësit.

Një burim pranë Ministrisë së Mbrojtjes bëri me dije se emri i Pirro Vëngut pritet të jetë në krye të listës për t’u bërë zv.kryeministër i qeverisë Rama.
Ndërkohë nga ana tjetër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes, pritet të këtë një promovim të ri jashtë kabinetit aktual.

Mësohet se një ndër emrat që po diskutohet si ministre e re e MIE është ajo e Vjola Haxhiademit.
Kjo e fundit aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Korporatës Elektro Energjetike (KESH).
E konsideruar si një ndër emrat më të afërt të Ballukut, Vjola Haxhiademi ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikes.
Kujtojmë që një ditë më parë, Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë është zëvendësuar me Elsonida Ramën. Ndërkohë që Vilma Guri ka marrë postin që kishte Vali Bizhga si shefe e Kabinetit të KM.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×