Pronari i banesës qëlloi në ajër/ Shkoi për të grabitur, por dëmtohet gjatë tentativës për t’u larguar. Ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali, bashkëpunëtorët…

Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. Tentativa i grabitjes i merr jetën. Ngjarja ka ndodhur në Arezzo. Sipas mediave italiane, 46-vjeçari i cili rezultonte me precedentë penalë kanë tentuar të grabisin një banesë në Gorello së bashku me dy persona të tjerë.

Por gjatë momentit kur janë afruar për të realizuar grabitjen, janë pikasur nga pronari i banesës i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në këtë moment kanë tentuar të largohen me shpejtësi për të shpëtuar, por kur ka tentuar të kalojë një gardh metalik 46-vjeçari shqiptar është plagosur (pasi pësoi prerje) dhe ka pësuar hemorragji.

Ai u gjet nga efektivët italianë të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes pas u njoftuan për grabitjen, ndërsa dy bashkëpunëtorët arritën të arratiseshin. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×