“Rama ik”/ Banorët në Durrës presin me protestë kryeministrin, policia shoqëron disa. Deputeti i PD Igli Cara tenton t’ua heqë nga duart (VIDEO)

Gjatë vizitës së tij në Durrës, kryeministri Edi Rama, u prit me thirrjet “Rama ik”, nga disa qytetarë të prekur nga përmbytjet në këtë qark.

Në momentin që Rama ka dalë nga bashkia, pas takimit me banorët të cilëve u rrezikohen shtëpitë nga projekti TID, disa qytetarë e kanë pritur në sheshin para bashkisë, duke tentuar t’i afrohen automjetit të tij dhe të kërkojnë të flasin për shqetësimet e tyre.

Por janë ndaluar nga policia, ku 5 prej tyre janë shoqëruar në komisariat.

Bashkë me qytetarët që kanë protestuar, ishte dhe deputeti demokrat i Durrësit, Igli Cara, i cili tentoi  t’u heqë banorët nga duart efektivëve.

Banorët kërkojnë që të përshpejtohen procedurat për kompensimin e dëmeve dhe paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë nëse nuk ka veprime konkrete nga qeveria.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×