“U angazhua në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona”/ Balliu takon me Richard Grenell në Mynih: Falënderim për mbështetjen ndaj Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë të ditur se gjatë një aktiviteti në Mynih është takuar me Richard Grenell, i Dërguar Special i Presidentit të SHBA për Misione të Posaçme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balliu theksoi se e falënderoi Grenell për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Reagimi i plotë:

Kënaqësi të takoja në një aktivitet në Mynih Richard Grenell, i cili aktualisht shërben si Dërguar Special i Presidentit të SHBA për Misione të Posaçme — një rol diplomatik strategjik në administratën amerikane.

Ai e njeh shumë mirë Shqipërinë dhe zhvillimet në vendin tonë, dhe pata mundësinë ta falënderoj personalisht për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë vendit tonë ndër vite, si dhe për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×