
Në mënyrë të papritur, për herë të parë në karrierë, Asllani u largua nga Italia për të vijuar karrierën në Turqi, tek ekipi i Beshiktash, por për fat të keq aventura e tij me “shqiponjat” nuk nisi si duhet, me mesfushorin kuqezi që u ndëshkua me karton të kuq në debutimin e tij pas vetëm 6 minutash lojë.
Pavarësisht këtij fakti, në radhët e Beshiktash janë të kënaqur për këtë afrim, madje presidenti i klubit la të hapur mundësinë për të blerë kartonin e tij në fund të këtij sezoni. Së fundmi, në një intervistë për “Beinsportstr”, Asllani tregoi disa nga prapaskenat e këtij transferimi ku zbuloi se nuk ishte Hakan Calhanoglu ai që bëri “shkesin” për kalimin e tij në Turqi:

“Nuk pata mundësi të flisja me Hakan Calhanoglu para se të vija këtu. Diskutova me Ernest Muçin dhe Milot Rashicën, ata më thanë gjëra shumë të mira për Besiktasin”, u shpreh ndër të tjera Asllani.
Mesfushori kuqezi u transferua te Beshiktash në formë huazimi, por në tavolinë është edhe opsioni për blerjen e kartonit në fund të këtij sezoni.
and then