Grabiti me kallashnikov degën e FiBank! Gjykata lë në burg Bardhyl Fushën, 58-vjeçari: Kisha shumë borxhe

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Bardhyl Fushën, 58-vjeçarin që grabiti me armë një degë të bankës FiBank në Tiranë.

Trupa gjykuese rikonfirmoi masën e dhënë më herët, nga kafazi i qelqtë 58-vjeçari ka deklaruar se veprimin e kreu pasi ka shumë borxhe dhe nën presionin e madh psikologjik në të cilin jeton për shkak të borxheve që ka.

Fusha, i cili arriti të marrë rreth 8 mijë euro nën kërcënimin e kallashnikovit, u kap teksa dilte nga banka nga forcat e rendit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×