I mori secilit 2500 euro!/ U kap duke transportuar 5 emigrantë ilegalë, arrestohet 35-vjeçarja nga Rrogozhina

Një 35-vjeçare është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Relay”, pasi dyshohet se transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas strukturave të Policia e Shtetit, operacioni u finalizua nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve në bashkëpunim me DVP Lezhë, pas marrjes së informacioneve për aktivitetin e paligjshëm.

Në pranga u vu shtetasja E. Ç., 35 vjeçe, banuese në Rrogozhinë, e cila u kap në flagrancë pranë Lezhë, teksa transportonte 5 emigrantë që i kishte marrë në Vorë.

Nga hetimet dyshohet se ajo u kishte marrë emigrantëve nga 2500 euro secilit, me premtimin se do të mundësonte kalimin e tyre ilegal drejt Itali. Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një automjet tip BMW, që përdorej për transportimin e tyre.

Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×