“Kishte një prekje të lehtë…”, Chivu për kartonin e kuq të Kalulu: Nuk ka dyshime, lojtari i Juves të bënte kujdes

Trajneri i Interit, Christian Chivu komentoi kartonin e dytë të verdhë të Kalulu, për një prekje ndaj Bastonit, në derbin e fituar 3-2 ndaj Juventusit.

“Për mua, është një prekje e lehtë, por një lojtar i ndëshkuar duhet të shmangë një gjest të ngjashëm që mund ta turpërojë gjyqtarin. Kalulu është dashur të ketë kujdes me duart, në momentin që ka një karton të verdhë. Më kujtohet Inter-Liverpool, kur e godita mbrojtësin edhe pse ishte një penallti që mund të ishte anuluar.

“Nuk ka dyshim që Bastoni preket në krah. Duhet t’u mësoj lojtarëve të mi të mos e turpërojnë gjyqtarin në situata të caktuara. Tani, një lojtar që nuk zhytet, siç kanë bërë shumë të tjerë, po vihet në dyshim; ajo dorë e pengon atë të kalojë në tranzicion”-tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×