Sot derbi i kryeqytetit, policia njofton masat e sigurisë për ndeshjen Partizani-Tirana, ja rrugët e bllokuara

Policia ka marrë masa të shtuara sigurie për zhvillimin e derbit të futbollit mes Partizani dhe KF Tirana, që luhet sot në orën 16:30 në Arenën Kombëtare.

Sipas Policia e Tiranës, masat synojnë garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes. Për këtë arsye, nga ora 14:00 deri në përfundim të aktivitetit do të bllokohen disa segmente rrugore, përfshirë Sheshin “Nënë Tereza”, rrugët “Lekë Dukagjini”, “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit.

Autoritetet kanë përcaktuar edhe itineraret e lëvizjes së tifozëve për të shmangur përplasjet dhe grumbullimet jashtë zonave të caktuara. Policia do të shoqërojë tifozët përgjatë këtyre rrugëkalimeve dhe nuk do të lejojë devijime nga itinerari i miratuar.

Në hyrje të stadiumit do të kryhen kontrolle të rrepta për sende të ndaluara, si mjete të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike. Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi, ndërsa fëmijët nën 16 vjeç nuk do të lejohen pa prindin ose kujdestarin ligjor.

Gjithashtu, nuk do të lejohet hyrja e personave të identifikuar më parë si problematikë në aktivitete sportive.

Policia u bën thirrje tifozëve dhe qytetarëve të respektojnë masat dhe të shmangin lëvizjen me automjete në zonat e bllokuara gjatë orareve të përcaktuara.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×