VIDEO/ Aksident në aksin Peqin–Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve në Përparim

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, në fshatin Përparim, bashkia Peqin.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përfshirë në përplasje dhe si pasojë e goditjes së fortë, një autoveturë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Deri tani, nuk ka të dhëna të sakta mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve apo të pasagjerëve të mundshëm.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa moti me reshje të dendura shiu në zonë dyshohet të ketë ndikuar në vështirësimin e qarkullimit.

Policia dhe shërbimet e emergjencës po punojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet e plota të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×