VIDEO/ Vrioni gjen golin me Cesenen, por VAR “i prish” festën

Sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni ka filluar të fitojë minuta me Cesenën.

Sulmuesi zbriti në fushën e lojës në ndeshjen kundër Venecias, skuadrës që po dominon Serinë B në këtë edicion. I aktivizuar në minutën e 67-të, atij u deshën pak më shumë se 10 minuta në fushë që të gjente rrugën e rrjetës, kur pas një kundërsulmi të shpejtë lëshoi një goditje mjeshtërore që përfundoi në rrjetë poshtë trekëndëshit.

Por për afatin e tij të keq, sulmuesi kishte qenë në pozicion jashtë loje në momentin e nisjes së pasimit dhe goli u anulua nga vijërojtësi e më pas edhe VAR-i që konfirmoi këtë vendim, duke i hequr mundësinë Vrionit që të festonte golin e tij të parë pas kthimit në Itali.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×