“Dënimi 45 vite, varrosje për të së gjalli”, Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer sot në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale në Hagë ku po gjykohen krerët e UÇK.

Ai u shpreh se Prokuroria Speciale është një prokurori idiotësh që janë kthyer në instrumente politikë edhe më shumë se prokuroritë e Serbisë.

Rama u shpreh se për turpin e shteteve demokratike, katastrofa që po zhvillohet në Hagë po ndiqet prej tyre në heshtje, ndërsa 4 krerët e UÇK rrezikojnë të dënohen.

“Është prokurori idiote. Ata nuk janë vetëm idiotë, por instrumente edhe më politike se gjykatat në Serbi, në raport me Kosovën. Me ligjet e kohës, nëse i referohemi, kur ka ndodhur lufta, nëse UÇK nuk do ta fitonte luftën dhe populli nuk do të çlirohej, në gjykatat e asaj Serbie nuk do të gjykojë kush. 45 vite, varrosje për së gjalli e njerëzve. Drejtësia ndërkombëtare, e financuar nga shtetet demokratike që për turpin e tyre vazhdojnë ta ndjekin këtë katastrofë për Europën dhe botën demokratike, për 4 njerëz krejtësisht të pafajshëm. Kjo bën fatkeqësisht që ne sot të ngremë një pikëpyetje për veten tonë se çfarë mund dhe duhet të bëjmë! Nuk e kam përgjigjen për këtë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×