“Ka dosje Rama dhe familja Rama”/ Kulluri: Kur të kthehet nga Uashingtoni do thotë, “kjo Evropë k*rvë e motit”! Nëse bëhet pengesë për drejtësinë…

Sipas analistit Edvin Kulluri, zv.kryeministrja Belinda Balluku në rast se është e bindur që është e pafajshme duhet të japë dorëheqje të parevokueshme.

Gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24, Kulluri mbajti qëndrim të ashpër nga kryeministrit Edi Rama duke thënë se sipas tij

“Qeveria duhet ta luftojë korrupsionin. Berishës mund t’i themi çfarë të duash por ka çuar 259 zyrtarë nga kryetar komunash e deri zv.ministre.  Rusmajli të ka dhënë dorëheqje , Ylli Pango ka dhënë dorëheqje, Fatmir Mediu ka dhënë dorëheqje, Ilir Meta ka dhënë dorëheqje, Belinda Balluku shkëlqen. Zonja Balluku mund të japë dorëheqje të parevokueshme. Nëse është e bindur se po i bien në qafë duhet të ndjekë, vetëm një rrugë, të gjithë shkallët e gjyqësorit. Nuk ka pse të përfshijë edhe mazhorancën socialiste që i lka bërë palaço. Nuk di të kemi votuar për të mbrojtur Ballukun. Nuk ka dosje Balluku dhe dosje AKSHI. Ka dosje Rama dhe dosje familja Rama. Nëse ky bëhet pengesë për drejtësisë, uroj të mos të rrjedhë nga deputetë të opozitës pjesë të dosjes…Zoti Rama sot që flasim nuk është aktor i  lirë. Është njeri që ka probleme shumë të mëdha vetë ai. Vlerësoj më shumë Ballukun që nuk thotë asnjë fjalë për çështjen e saj dhe përdor këtë per të bërë këto peripecira që bën nga Brukseli në Tiranë.  Dhe kur të kthehet nga Uashingtoni “e di çfarë do thotë,  “kjo evropë k*rv* e m*tit”, tha mes të tjerash ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×