“Më 20 shkurt Tirana ‘të derdhet’ në rrugë”/ Berisha thirrje rinisë: Lini çdo gjë dhe merrni në dorë fatin e Shqipërisë. Ata që kanë kryer krime…

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk do të ndalet në misionin e saj për të përmbysur këtë regjim.

Gjatë fjalës së tij në Foltoren përpara Kuvendit, Berisha bëri thirrje që më 20 shkurt qytetarët, rinia të dalin masivisht në protestë, ‘të derdhën në shesh’ dhe të mos lejojnë hajdutët të shkatërrojnë vendin.

“Më 20 shkurt ftoj çdo shqiptar në Tiranë. Tirana të derdhet në rrugë. T’i dalim zot Shqipërisë. Ne me asgjë nuk ndalemi. Jemi njerëz që besojmë të vërtetën, i besojmë idealeve. Këta janë armiq, pushtuesit më të egër që kemi  njohur. Këta kanë kryer krime dhe duhet të shkojnë atje ku mbahen kriminelë dhe fajtorët. 20 shkurti është një thirrje për rininë shqiptare. Nuk ka shans më të madh për rininë se të marrë në dorë fatet e vendit. Lini shkollat, lini çdo gjë, mbushni sheshin të jetë Tirana juaja. Shqipëria në besimin dhe shpresën tuaj. Forcë në botë nuk na ndalon pa përmbushur këtë mision që kemi nisur”, tha ai.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×