Nga trofeu i lojtarit të muajit te rekordi në Evropë, Murqi “tërbon” Spanjën

Vedat Muriqi nuk di të ndalet, me sulmuesin “dardan” që po zhvillon sezonin e tij të jetës në Spanjë. Përpara ndeshjes me Betis, Murqi u vlerësua me trofeun e lojtarit më të mirë të muajit janar, e të mendosh që në La Liga militojnë disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, lojtarë si Mbappe, Vinicius, Yamal e shumë të tjerë.

Muriqi nuk u ndal me kaq pasi përballë Betis realizoi edhe golin e tij të 16-të këtë sezon dhe i 50 me fanellën e Majorkës. Murqi shënoi me një goditje të bukur me kokë duke vendosur një rekord unik.

Ky ishte goli i tij i 6-të që shënon me kokë këtë sezon si asnjë sulmues tjetër në 5 ligat më të rëndësishme në Evropë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×